Airbus i shet Kinës 70 aeroplanë, me vlerë 10 miliard dollarë
Pekin, 27 mars - Airbus sapo ka siguruar një marrëveshje për t'i furnizuar Kinës 70 aeroplanë, me një vlerë prej mbi 10 miliardë dollarësh.
Një kontratë e tillë ishte lënë pezull për shkak të mosmarrëveshjes midis Kinës dhe Bashkimit Europian mbi taksën e emetimit të karbonit për fluturimet.
Kina i ka porositur Airbus-it 27 aeroplanë për distanca të gjata, A330 dhe 43 aeroplanë më të vegjël të modelit A320.
Presidenti kinez Xi Jinping ishte i pranishëm gjatë nënshkrimit marrëveshjes së re 10-vjeçare, që do t'i lejojë Airbus-it të montojë avionë në Tianjin deri në vitin 2025.
Gjithashtu divizioni i helikopterëve i Airbus-it njoftoi një marrëveshje për t'i furnizuar Kinës 1000 helikopterë civilë gjatë 20 vjetëve të ardhshëm.