Airbus i shet 140 avionë për 20 miliardë euro kompanisë kineze CAS
Pekin 6 korrik - Gjiganti europian i prodhimit të avionëve, Airbus nënshkroi një marrëveshje kuadër me kompaninë China Aviation Supplies Holding Company (CAS) që parashikon shitjen e 140 avionëve me një vlerë totale prej 20.12 miliardë euro njoftoi kreu i Airbus, Tom Enders në Berlin.
Porosia, që përkon me 100 avionë të distancave mesatare A320 dhe 40 të distancave të gjata A350 XWB, është një prej kontratave më të mëdha të nënshkruara ndër vite nga Airbus\", deklaroi Enders gjatë një konference për shtyp në Berlin, ku ndodhet për vizitë dhe presidenti kinez Xi Jinping.
Afatet e dorëzimit të këtyre avionëve ende janë në fazë diskutimi, por pritet të bëhen në pesë ose gjashtë vitet e ardhshme, theksoi drejtori i përgjithshëm i Airbus.