25 Dhjetor 2024

Airbus dhe Dassault do të ndërtojnë avionin luftarak të brezit të ri

Berlin, 26 prill - Kompanitë e aviacionit "Airbus" dhe "Dassault" shpallën zyrtarisht një bashkëpunim për ndërtimin e një avioni të ri luftarak gjermano-francez.

Të dyja kompanitë thanë për mediet në Ekspozitën Ndërkombëtare të Fluturimeve Ajrore e Kozmike (ILA) në Berlin, ku një marrëveshje bazë u nënshkrua për këtë qëllim. Avioni i ri luftarak synohet të trashëgojë modelet "Eurofighter" dhe "Rafale", që përdoren tani përkatësisht në ushtrinë gjermane dhe atë franceze.

Sipas dy kompanive, prodhimi i avionit luftarak të brezit të ri do të nisë rreth vitit 2040. "Kemi njoftuar ministrat tonë të mbrojtjes dhe autoritetet tona politike: Jemi të gatshëm", deklaroi kryeekzekutivi i "Dassault"-it, Eric Trappier.

Fjalët për një bashkëpunim të shpejt strategjik në sektorin e mbrojtjes midis "Airbus"-t dhe "Dassault"-it u dëgjuan fillimisht në qershor e kaluar, kur Berlini dhe Parisi arritën një marrëveshje fillestare për zhvillimin e përbashkët të avioneve luftarake për forcat e tyre të armatosura që po integrohen gjithnjë e më shumë. Ministrja gjermane e Mbrojtjes Ursula von der Leyen dhe homologia e saj franceze Florence Parly planifikohen të vizitojnë bashkërisht Ekspozitën të enjten.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)