Airbus 350 kreu fluturimin e tij të parë
4 orë pas ngritjes në ajër ai u kthye me sukses në aerodromin e Tuluzës. Fluturimi u krye në një lartësi prej rreth 7.500 metrash.
"A350" destinohet për të konkurruar me avionin amerikan "Boeing 787 Dreamliner".
Distanca e fluturimit pa ndalesa e "A350" duhet të jetë 15.000 km. Ai mund të transportojë 270-350 pasagjerë në varësi të modifikimit.