Air France pëson humbje prej 70 milionë euro në dhjetor 2015
Paris, 12 janar - Pas sulmeve terroriste në Paris, humbjet e kompanisë ajrore Air France-KLM në dhjetor të 2015-s kapën shifrën e 70 milionë eurove.
Në deklaratën e Air France-KLM thuhet se për shkak të zvogëlimit të rezervimeve që u ndikuan nga sulmet terroriste në Paris, kompania në dhjetor të vitit 2015 ka pësuar humbje prej rreth 70 milionë eurosh.
Burime nga kompania thanë se sulmet më së shumti kanë ndikuar në rezervimet që bëhen nëpërmjet internetit veçanërisht nga Amerika e Veriut, Azia dhe Japonia.
Pas sulmeve në fjalë kompania pati njoftuar se edhe në nëntor kanë pësuar 50 milionë euro humbje.
Në sulmet terroriste, që ndodhën më 13 nëntor në Paris, u vranë 130 persona, ndërsa u plagosën mbi 350 të tjerë.