Air France humb 500 milionë dollarë për shkak të grevës
Paris, 10 tetor - Greva ka detyruar mijëra pasagjerë të shtyjnë ose ndryshojnë orarin e fluturimeve dhe i ka shkaktuar kompanisë ajrore humbje që llogariten 500 milionë euro.
Greva dy javore e pilotëve të Air France gjatë së cilës u anuluan gati 60 për qind e fluturimeve të planifikuara, kompanisë i kushtoi 500 milionë euro.
Greva e Pilotëve filloi më 15 shtator me pretekstin vendimin e kompanisë ajrore francezo-holandeze, e cila vendosi të punësojë qindra pilotë të rinj me çmime të ulëta në filialin e Transavisë.
Greva ka detyruar mijëra pasagjerë të shtyjnë ose ndryshojnë orarin e fluturimeve. Drejtori financiarë i kompanisë Pierre-François Riolacci tha se shifra prej 500 milion , përfshin humbjet nga të ardhurat si dhe efekti negativ që shkaktoi pakënaqësia tek pasagjerët.
\"Kjo do të na marrë disa ditë deri sa të përfundojmë plotësisht vlerësimin, por ne mendojmë se përfitimet në tremujorin e tretë të vitit 2014 për shkak të grevës do të jenë më të ulëta për 320-350 milionë euro,\" tha Riolacci.
Greva ajrore e Air France ka shkaktuar rënie në transportin e pasagjerëve në raportin 15.9 për qind dhe në transportin e ngarkesave në raportin 17.7 për qind. Ndërkohë, sipas vlerësimeve në të përditshmen \"Le Figaro\", këto ditë duhet të mbahen takime bilaterale ndërmejt kreut të kompanisë Air France dhe përfaqësueseve të sindikatës së pilotëve.