Air France bën ulje të detyruar për shkak të shpërthimit të një motori
Paris, 1 tetor - Një avion i Air France është detyruar të bëjë një ulje emergjente në Kanada për shkak të një motori në flakë.
Avioni Airbus A380 po fluturonte në drejtim të Los Anxhelesit nga Parisi, kur një nga motorët e tij shpërtheu mbi Atlantik.
Avioni me 520 veta në bord, bëri ulje të sigurt në një aeroport ushtarak kanadez, në Labrador.