Air Albania së shpejti në fluturim
Prishtinë, 12 shtator - Kompania e parë ajrore shqiptare, "Air Albania" shumë shpejt pritet që të ngrihet në fluturim me një grup avionësh nga më të mirat.
Lajmi u njoftua nga Kryeministri Edi Rama në rrjetet e tij sociale.
"Air Albania", kompania e parë ajrore shqiptare, pritet që të ofrojë shërbime cilësore në transportin e udhëtarëve nga Shqipëria, duke shërbyer kështu edhe si një mekanizëm për uljen e çmimit të biletave të avionëve për udhëtarët.