Ahmeti mbikqyr vënien e shtyllave në trotuaret e kryeqytetit
Kështu, ai vizitoi rrugën "Dëshmorët e Kombit", rrugën "Eqrem Çabej" tek Qendra Tregtare në Breg të Diellit, si dhe rrugën "Nazim Gafurri", si disa nga rrugët ku trotuaret kanë qenë komplet të zaptuara nga makinat .
Janë 4000 shtylla anti-parking që do të vendosen gjithsejt në 17 rrugë të kryeqytetit, për ta bërë më të lehtë qarkullimin e këmbësorëve dhe njëkohësisht do ta rrisin sigurinë e tyre.
Vlera e përgjithshme e këtij projekti është 59600 euro.