Agron Mustafa zgjidhet Kryeshef Ekzekutiv i PTK-së

Prishtinë, 19 shkurt - Bordi i Drejtorëve i PTK Sh.a në mbledhjen e mbajtur sot, unanimisht ka vendosur që për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të PTK-së të zgjidhet Agron Mustafa.
Kjo përzgjedhje është bërë pas një procesi shumë transparent të udhëhequr nga Bordi i Drejtorëve të PTK Sh.a dhe në përputhje të plotë me ligjin për ndërmarrjet publike.
Fillimisht Bordi i Drejtorëve i PTK Sh.a. ka përzgjedhur kandidatët në listën e ngushtë dhe pas intervistimit të tyre ka ardhur në përfundim se kandidati që mori më së shumti pikë nga paneli intervistues për pozitën e Kryshefit Ekzekutiv është z.Agron Mustafa.
Bordi i Drejtorëve i PTK Sh.a i uron punë të mbarë në pozitën e tij të re Agron Mustafa.