23 Dhjetor 2024

Afati për ofertuesit e PTK-së zgjatet deri me 15 janar 2013

Prishtinë, 23 nëntor - Komisionit Qeveritar për  Privatizimin e PTK-së ka diskutua dje për kërkesat dhe komentet e investitorëve në dokumentet tenderuese, interesimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për procesin e privatizimit dhe gjithashtu u morën disa vendime për rrjedhën e mëtutjeshme të projektit të Privatizimit PTK-së.

KQP në mbledhje analizoi progresin e deritanishëm në lidhje me procesin e privatizimit të PTK-së dhe vlerësoj se ky proces është duke vazhduar sipas standardeve më të larta ndërkombëtare dhe autorizimeve të dhëna nga Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës.
 
KQP gjithashtu shqyrtoi edhe interesimin e BERZH dhe institucioneve tjera financiare  ndërkombëtare si Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) për procesin dhe konsideroj  se involvimi i institucioneve të tilla serioze në proces, në mbështetje të kompanive të parakualifikuara është një garanci shtesë për suksesin e projektit.   

Me këtë rast KQP, ka miratuar edhe një nga kërkesat e investitorëve për shtyrjen e afatit për dorëzim të ofertave deri me 15 janar 2013.

Kjo shtyrje është ndikuar edhe nga interesimi për mbështetje nga institucionet financiare, veçmas pas pranimit të Republikës së Kosovës si anëtare e BERZH, si dhe është bërë në pajtueshmëri me rekomandimet e këshilltarit të transaksionit dhe atij strategjik, me qëllim të ofrimit të kohës adekuate për përgatitje të ofertave për kompanitë aplikante. 

Në këtë takim, KQP po ashtu ka shqyrtuar komentet dhe kërkesat kryesore të investitorëve të parakualifikuar dhe ka miratuar kërkesat e dy investitorëve për plotësimet e konsorciumve.

Në pajtueshmëri me rregullat e tenderit dhe rekomandimeve të këshilltarit të transaksionit dhe atij strategjik, KQP ka miratuar përfshirjen e Citigroup Venture Capital International Advisors (CVCI) në konsorciumin e Twelve Hornbeams S.a.r.l /Avicenna Capital LLC, dhe përfshirjen e Central Balkan Investments Limited (CBI) në konsorciumin e M1 International Ltd. 

KQP edhe me ketë rast shpreh bindjen se privatizimi i PTK-së do të sjellë efekte pozitive për ekonominë dhe qytetarët e Kosovës dhe garanton investitorët se do të vazhdoj të ndjekë standardet më të larta ndërkombëtare për transaksionet të tilla.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)