23 Dhjetor 2024

Afati për ofertuesit e PTK-së shtyhet deri me 14 mars

Prishtinë, 24 janar - Komiteti Qeveritar për Privatizimin e Postës dhe Telekomit të Kosovës vendosi zgjatjen e afati për dorëzimin e ofertave për privatizimin e PTK-së deri më 14 mars.

"Me qëllim të maksimizimit të transaksionit, ruajtjes së interesit shtetëror dhe jo të ngutjes së procesit, i cili mund të sjellë oferta më të ulëta, kemi vendosur që koha për dorëzimin e ofertave për privatizimin e PTK-së të vazhdohet deri më 14 mars 2013", ka deklaruar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, pas takimit të Komisionit Qeveritar të Privatizimit të PTK-së.

Këto komente ministri Beqaj në cilësinë e kryesuesit të KQP-së i bëri gjatë një konference për media ku bëri të ditur vendimin për zgjatjen e afatit, ku të pranishëm ishin edhe Vincent Le Stradic – shef i grupit të Këshilltarëve të Transaksionit dhe
James Allen Schmidt – Këshilltar Strategjik. 

Beqaj tha se në takimin e sotëm të KQP-së janë trajtuar dy tema; kërkesa që ka ardhë nga dy investitorë, por njëkohësisht BERZH-i dhe IFC-ja për të zgjatur afatin e dhënies së ofertave dhe arsyeja për një shtyrje të tillë është të ketë oferta sa më qarta, që kompanitë që janë në proces të konkurrimit të kenë mundësi të japin oferta sa më të larta, të cilat mund të përkrahen financiarisht edhe nga BERZH.

“Ne kishim para disa ditësh një takim me BERZH-in ku kemi diskutuar për Strategjinë e e vendit dhe raportet me BERZH-in dhe ishte një nga kërkesat e tyre që ata të kenë kohë të mjaftueshme për të marrë pjesë në këtë proces”, tha ministri.

Me tej, Beqaj tha se njëkohësisht ka pasur edhe një ofertë tjetër nga konzorciumi amerikano,-gjermano-britanik, i përbërë nga Columbia Capital& ACP AxosCapital, i cili ka pasur një ndërrim, ku tani konzorciumi ACP AxosCapital do të vazhdojë me një kompani tjetër nga SHBA-të dhe British Telecom, ndërsa ai është larguar Columbia Capital.

Kreu i MZHE-së nënvizoi se para se të merret një vendim i tillë është trajtuar baza ligjore, procedurale e njëkohësisht është trajtuar interesi strategjik dhe KQP me aprovimin e dy këshilltarëve ligjorë dhe këshilltarit të transaksionit ka marrë vendim që të lejojë ACP AxosCapital të ndryshojë njërin nga anëtarët e konzorciumit, dhe njëkohësisht të vazhdojë afatin për dorëzimin e ofertave deri më datën 14 mars 2013.

“Orientimi i ynë është që të kemi një transaksion transparent, një transaksion konform ligjeve të Kosovës, transaksion i cili ruan vlerën maksimale PTK-së. Nuk jemi të interesuar të bëjmë transaksion dosido me çdo kusht”, tha Beqaj, duke shtuar se Qeveria ka para vetes një kompani e cila ofron një vlerë, një kompani e cila do të shitet nëse arrihet interesi shtetëror, interesi i kompanisë dhe qytetarëve të vendit.

Ai tha se nuk do të merren hapa as në presion kohor, as në presion të ndikimeve të tregut nga çfarëdo lloj investitori apo kompanie që është e interesuar për këtë proces.

“Qeveria e Kosovës konform rregullave të saj mund të merr vendim për pranimin ose mos pranimin e ofertës e cila vjen nga investitorët. Ne mund të marrin një ofertë, të gjitha këto jemi duke i bërë që kjo ofertë të jetë sa më madhe e mundshme por në rast se Qeveria konsideron që oferta nuk përkon me tregun, nuk përkon me gjendjen e në industrinë telefonike mund të merr vendim për mosprivatizim”, tha Beqaj.

Ndërsa, duke iu përgjigjur pohimeve se njëri nga ofertuesit në këtë proces është i afërt me organizatën Hezbollah, ministri Beqaj ka ftuar të gjitha mediat dhe qytetarët që kanë ndonjë informatë për një gjë të tillë, të raportojnë te  institucionet kompetente sepse kjo është një çështje jashtëzakonisht e rëndësishme, duke shtuar se nëse konsiderohet që ka kompani që është në disharmoni me sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës, Qeveria mund të merr vendim për të mos proceduar, por për këtë duhet të ketë argumente.

Nga ana e tij, Vincent Le Stradic – shef i grupit të Këshilltarëve të Transaksionit ka vlerësuar se procesi deri më tani ka shkuar shumë mirë dhe ka qenë një proces transparent, ku ka një interesim prej kompanive serioze dhe të gjitha hapat e ndërmarrë deri më tani janë konform procedurave dhe rregullave ligjore.

Ai tha se edhe procese të tjera në Evropë të kompanive të telekomit, të cilat janë duke i udhëhequr, për shkak të krizës makroekonomike janë shtyrë dhe ka të tilla që janë anuluar.

“Si këshilltar mund të them që procesi në Kosovë ka gjeneruar më shumë interes sesa shumë procese të ngjashme në Evropë dhe jemi të kënaqur me këtë proces”, tha Le Stradic.         

Ndërkaq,  James Allen Schmidt – Këshilltar Strategjik, i cili vlerëson punën e Këshilltarit të Transaksionit dhe këshillon KQP-në në lidhje me këtë proces, është pajtuar me Këshilltarin e Transaksionit dhe KQP-në se vendimi i sotëm është në të mirën dhe zhvillimin e konkurrencës së këtij procesi.



Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)