22 Dhjetor 2024

Aerporti i Prishtinës sot kalon nën menaxhimin Limak De Lion

Prishtinë, 4 prill - Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari" kalon zyrtarisht nën menaxhimin e koncesionarëve Limak De Lion. Ceremonia e pranimdorëzimit të menaxhimit do të mbahet sot.

Komiteti Ndërministror i Partneritetit Publiko Privat (PPP) ka marrë këtë vendim, pas përmbushjes së parakushteve nga ana e koncesionarëve.

Pas dy muajve vonesë, zbarikimi i koncesionarit turko–francez, Limak De Lion në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës do të bëhet sot. Ky është edhe koncesionimi i parë i një ndërmarrjeje të madhe kosovare, që i ofron Qeverisë së Kosovës një mesatare prej 39,42 për qind të të ardhurave bruto.

Ky konsorcium muaj më parë kishte lënë në hipotekë aeroportin në një bankë turke, e cila i siguronte menaxhimin e kësaj ndërmarrjeje.

Komiteti Drejtues Ndërministror të Partneriteteve Publiko-Private ka marrë vendim të premten se që nga e hëna, me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” të menaxhojë Limak De Lion.

“Këtij procesi i ka paraprirë përmbushja e një numri të konsiderueshëm parakushtesh, e ndër to sigurimi i financimit nga LKIA-ja, miratimi i disenjeve për terminalin e aeroportit”, thuhet në komunikatën e PPP-së.

Në një komunikatë për media, ANP-ja ka njoftuar se ceremonia e kalimit të kompetencave do të fillojë me fluturimin inaugurues nga kompania ajrore Adria Airways nga Muncheni në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari", ku të gjithë udhëtarëve do t’iu shpërndahen dhurata simbolike nga ana e punëdhënësit të ri, Limak De Lion.

Përderisa aeroporti muaj më parë ishte futur hipotekë në bankën turke Vakifbank, e cila i ka dhënë 85 milionë euro kredi kompanisë Limak për menaxhimin e ANP’së. Lajmin e kishte bërë të ditur agjencia turke e lajmeve, Anadolu Ajansi, sipas së cilës, kërkesa për kredi ishte bërë nga kompania turke.

Ky konsorcium kishte fituar kontratën më 12 gusht të vitit të kaluar, pasi që i kishte ofruar Qeverisë së Kosovës një mesatare prej 39,42 për qind të të ardhurave bruto në këmbim me të drejtën për koncesion.

Prej Limak De Lion është kërkuar që të bëjë investime për të modernizuar dhe zgjeruar aeroportin e Prishtinës, duke investuar mbi 100 milionë euro në infrastrukturë të re, ku përfshin edhe ndërtimin e një terminali të ri.

Gjithashtu nga fituesi kërkohet të operojë me aeroportin duke ofruar shërbime të zgjeruara në nivel të cilësisë së lartë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)