Aeroportin "Adem Jashari" e shfrytëzuan 1,549,198 pasagjerë
Prishtinë, 24 janar - Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës, ka njoftuar se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari", u ka shërbyer gjithsej 1,549,198 pasagjerëve gjatë vitit 2015.
Rritje trafiku prej më shumë se 10% në ANP Adem Jashari në vitin 2015 krahasuar me 2014. Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari" ka shërbyer gjithsej 1,549,198 udhëtarë në vitin 2015, sipas statistikave që ka mbledhur operatori, thuhet në njoftimin e Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës.