25 Dhjetor 2024

Aeroporti vazhdon të sjellë kompani të reja ajrore

Prishtinë, 10 mars - Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës "AdemJashari" - LKIA përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se po vazhdon me përpjekjet më të mira për të sjellë kompani të reja ajrore dhe të zgjerojë destinacionet e saj që mund të rezultojnë edhe në ulje të cmimit të biletave.

Përveq infrastrukturës më të mirë në rajon të ndërtuar së fundmi, Aeroporti tani vjen edhe me programin nxitës që ka për qëllim të sjell kompani të reja ajrore dhe të zgjerojë destinacionet e saj në të gjithë botën dhe kjo mund të ndikojë direkt që të ketë një impakt në ulje të cmimit të biletave.

"Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‚AdemJashari‘ LKIA ofron programin incentiv që ka për qëllim të promovojë kompanitë ajrore dhë përdoruesit e aeroportit me qëllim që të rrisin lëvizjet e trafikut dhe efikasitetin operacional në pajtueshmëri të plotë me rregullativat përkatëse të Autoritetit të Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës dhe Marrëveshjes së Partneritetit Publiko Privat të nënshkruar në mes Republikës së Kosovës dhe Limak International Airport J.S.C. (LKIA)", thuhet në njoftimin për media.

Termat dhe kushtet e programit nxitës që do të implementohen në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‚Adem Jashari‘ janë të përcaktuara nga ky program që është subjekt i sistemit të tarifave të aplikueshme.

Ky program incentiv ka për qëllim sitmulimin e linjave në destinacionet të cilat nuk janë drejtpërdrejt në PIA , inkurajimin e kompanive për të shtuar fluturimet në fluturimet e tyre ekzistuese,inkurajimi i kompanive ajrore që të mbajnë dhe rrisin volumin e trafikut ekzistues në PIA mbështejtejn e kompanive ajrore  me faktorë të ngarkesës së ultë gjatë operimeve të tyre në PIA ‚Adem Jashari‘.





Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)