Aeroporti në hapsirë gati në vitin 2013
New Mexico, 8 shtator - Faza e parë e ndërtimit të aeroportit është pothuajse në fund, Spaceport America, ashtu sic quhet aeroporti, ka zënë një sipërfaqe prej 7 km katrorë të sipërfaqes në New Mexico dhe ka një pistë prej 3 km, hangar futuristik dhe ndërtesë qëndrore.
Për disa muaj duhet të jetë e gjitha gati, kështu që nga ky aeroport do të mund të fluturohet në gjithësi nga viti 2013, ashtu sic është paralajmëruar.
Projekti sidoqoftë përsëri do duhet të kalojë edhe shumë vështirësi, nga të cilat problemi më i madh qëndron në sigurinë e avionëve.
Megjithatë, besohet se projekti do të jetë i suksesshëm, kështu që ndërtohen edhe tre komplekse për turistët e ardhshëm hapsinorë, dy në qytetet më të afërta dhe një tjetër në aeroport.