Aeroporti merr mirënjohje për arritjet në fushën e Teknologjisë
Prishtinë, 28 prill - Limak merr letër mirënjohje për kontributin shumë të shquar, meritat e shquara dhe arritjet e larta në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimeve të instaluara në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës Adem Jashari. Kjo letër mirënjohjeje është pranuar nga përfaqësuesi i Limak, Menaxheri i TIK Ali Krasniqi.
Kompania ICTS Media me seli në Shqipëri, ka organizuar ngjarjen e dytë me radhë të çmimeve Albanian ICT Awards II (Çmimet Shqiptare për TIK II) që është vlerësimi më i lartë individual në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimeve.
Me këtë rast, Limak gjithashtu ka pranuar një letër mirënjohje për instalimin me sukses të sistemeve të TIK në ANP 'Adem Jashari' duke mundësuar kështu një sistem elektronik të komunikimit të sigurisë përfshi proceset e operimeve, planifikimit dhe organizimit të informacionit të vazhdueshëm të sigurisë me aeroportet tjera dhe kompanitë tjera ajrore.
Ky është një tjetër tregues që Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës 'Adem Jashari' ka instaluar sistemet më të larta dhe të fundit të teknologjisë në treg në Terminalin e ri që u bë operacional gjatë vitit të kaluar me një investim prej rreth 130 milionë euro.