Aeroporti i Sofjes me pronar të ri, konsorciumin francez-gjerman SOF Connect
Sofje, 5 maj - Që nga dje konsorciumi francez-gjerman “SOF Connect” është operatori zyrtar dhe i vetëm i Aeroportit të Sofjes.
Ilijana Canova, ish Zëvendës Drejtoresha Ekzekutive e Fondit Evropian për Investime Strategjike, do të kryesojë bordin si një anëtare e pavarur.
Dje konsorciumi bëri pagesën e plotë të tarifës fillestare të koncesionit prej 337 milionë eurosh e cila do të shkojë direkt në buxhetin e shtetit për vitin 2021.
Shuma totale e investimeve të planifikuara është 624 milionë.