Aeroporti i Shkupit më i miri në Evropë
Përzgjedhja u bë në bazë të fletave të plotësuara nga udhëtarët e 275 aeroporteve në Evropë. Ka një vit e gjysmë që koncesioneri i aeroporteve maqedonase është kompania turke TAV. Në fund të vitit të kaluar përmes Aeroportit Aleksandri i Madh kanë kaluar 906 871 udhëtarë.
Numri i tyre është rritur me 17.5 për qind në raport me vitin 2009. Aktualisht nga Aeroporti i Shkupit bëhen fluturime drejt 20 shteteve të ndryshme. Në muajin maj pritet të hapet linja e re drejt Stokholmit.