15 Janar 2025

Aeroporti i Romës mbyllet për arsye sigurie

Romë, 7 maj - Ka zgjatur tre orë beteja e forcave zjarrëfikse me zjarrin e rënë në terminalin 3 të aeroportit të Fiumiçinos gjatë natës së kaluar, duke detyruar evakuimin e zonës së fluturimeve ndërkombëtare.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por për arsye sigurie aeroporti i Romës do të qëndrojë i mbyllur deri në orën 14:00 të ditës së sotme.

Autoritetet kanë mbyllur edhe autostradat që të çojnë në aeroport për të parandaluar grumbullimin e udhëtarëve, ndërsa është pezulluar edhe trafiku hekurudhor, transmeton oranews.

Sipas raportimeve vetëm tre persona kanë pësuar intoksikim nga tymi, i cili vazhdonte shihej edhe në orët e para të mëngjesit.

Zjarri gjithsesi është vënë nën kontroll, ndërsa mbeten për t’u zbuluar shkaqet e nisjes së zjarrit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)