Aeroporti i ri 85 për qind e ndërtimit është përfunduar
Kjo vizitë përfshiu jo vetëm terminalin e ri por të gjitha pjesët e aeroportit si tunelet nëntokësore, dhomat mekanike dhe elektrike si dhe kullën e kontrollit të trafikut ajror në të cilat pjesë do të lejohen të kenë casje vetëm personeli i aeroportit në të ardhmen.
Me këtë vizitë Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës Adem Jashari Limak Kosovo siguron publikun që është i gatshëm për të hapur portën drejt botës.
Me këtë rast Menaxheri i Projektit dhe Kryeshefi për Zhvillim Haldun Kokturk theksoi se përafërsisht 85% e ndërtimit është përfunduar brenda një periudhe të shkurtër kohore prej vetëm 2 viteve përderisa pjesa tjetër pritet të përfundohet para afatit kohor në vjeshtë të këtij viti.
Perveç faktit që aeroporti ka arkitekturë moderne, ai poashtu do të jetë aeroporti më modern ne Ballkan i pajisur me teknologjinë më të fundit në treg. Terminali i ri poashtu ka një parking të gjerë, ku mund të akomodohen rreth 1750 automjete.
Sipas marrëveshjes me Partneritetin Publiko Privat ky terminal ishte paraparë të ndërtohet 27000 metra katrorë përderisa Limak pothuajse ka dyfishuar këtë hapësirë duke e zgjeruar atë në 42000 metra katrorë përfshirë këtu edhe urat ndërlidhesë për udhëtarë nga 3 në 4 pohoi z.Kokturk.
Ajo që është pjesa më mbreslënëse e terminalit është përmendorja e Adem Jasharit në hyrje të terminalit.
Pas ndërtimit të terminalit, aeroporti do të përpiqet të ketë edhe transport publik, që do të ketë orar të caktuar për transportimin e pasagjerëve prej aeroportit në kryeqytet dhe anasjelltas.
Përshtypja e parë që ipet për një shtet është aeroporti i atij vendi, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës Limak Kosovo është më se i Gatshëm Për Botë.