14 Janar 2025

Aeroporti i Prishtinës redukton gazrat serë për 12 për qind

Prishtinë, 27 qershor - Që nga ndërtimi i terminalit të ri, kompania Limak që menaxhon me ANP “Adem Jashari” ka vazhduar me praktikat e mira mjedisore me theks të veçantë në menaxhimin e energjisë, ujërave dhe gazrave serë, me ç’rast është certifikuar nga ISO për aplikimin e standardeve të kësaj organizate në këtë fushë.

Vitin e kaluar, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ishte certifikuar po ashtu në nivelin e parë të programit për Akreditimin e Karbonit në Aeroporte, për kontributin e dhënë në përcaktimin e burimeve dhe kalkulimin e emetimit të gazrave sere në baza vjetore brenda kompanisë.

Në një komunikatë të ANP-së thuhet se me qëllim të ngritjes në nivelin e dytë të këtij programi, ANP “Adem Jashari” ka implementuar programe menaxhuese që kanë ndikuar në uljen e nivelit të karbonit për 12% përgjatë periudhës 2014-2016.

\"Me këtë rast, Akreditimi i Karbonit në Aeroporte ka certifikuar Aeroportin e Prishtinës në nivelin +2 Reduktimi, për rezultatet e dëshmuara në politikat e mira mjedisore të kompanisë që kanë ndikuar në zvogëlimin e emetimit të gazrave serë\", thuhet në komunikatë.

“Një ndër prioritet kryesore të kompanisë Limak është zhvillimi praktikave të mira mjedisore në vendet ku operojmë andaj ne jemi të përkushtuar që të japim kontributin tonë maksimal në këtë drejtim”, deklaroi drejtori gjeneral i ANP “Adem Jashari”, Haldun Firat Kokturk.

Akreditimi i Karbonit në Aeroporte është program i cili administrohet nga Kompania ndërkombëtare këshilluese ëSP | Parsons Brinckerhoff, të caktuar nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve në Evropë i cili përfaqëson rreth 500 aeroporte nga 45 vende Evropiane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)