Aeroporti i Prishtinës pranon dy çmime tjera
Londër, 18 nëntor - Në një eveniment të organizuar dje në House of Parliament në Londër, në mesin e shumë kompanive dhe projekteve pjesëmarrëse, juria profesionale ka vendosur të ndajë dy çmime për Aeroportin në kategorinë World Green Awards 2015, vendi i dytë në botë dhe Europe Green Champion.
Çmimet e ndara bëjnë pjesë në gjithsej 13 cmime ndërkombëtare të ndara për Aeroportin këtë vit nga institucione prestigjioze ndërkombëtare. Me këto çmime të pranuara, Aeroporti vazhdon të jetë ndër më të shpërblyerit në rajon.
Jemi të përkushtuar të ofrojmë shërbime cilësore dhe jemi të lumtur që përpjekjet tona të vazhdueshme janë shpërblyer dhe tani më janë të mirënjohura në gjithë botën. Investimet tona të vazhdueshme si dhe projektet tona të përgjegjësisë shoqërore kanë bërë që Aeroporti ynë të jetë më i shpërblyeri në rajon dhe më gjerë., deklaron Z. Haldun Firat Kokturk, Drejtor i Përgjithshëm në Aeroport me rastin e pranimit të çmimit.
Çmimet edhe njëherë dëshmojnë për ngritjen e vazhdueshme të cilësisë së shërbimeve të Aeroportit si dhe aktivitetet e njëpasnjëshme me qëllim të përkrahjes së shoqërisë në Kosovë, pjesë e së cilës është edhe Aeroporti.
Çmimet janë motivim shtesë për të gjithë ne në Aeroport dhe i dedikohen qytetarëve të Republikës së Kosovës që në vazhdimësi kanë përkrahur Aeroportin. Përfundimisht, këto çmime komendojnë përpjekjet tona për të aplikuar standardet më të mira të cilësisë dhe si rrjedhojë shërbime më të mira për pasagjerët dhe nuk do të ndalemi këtu., deklaron z. Kokturk në përmbyllje.