Aeroporti i Prishtinës, nuk respekton gjuhën shqipe
Prishtinë, 6 janar - Të gjitha veturat që hynë në Aeroportin Adem Jashari në Prishtinë, do të pajisen me bileta parkingu që janë të shkruara vetëm në gjuhën turke.
Për qytetarët e vendit që ka shumicë shqiptare, kjo është e papranueshme.
Valentina Gara, zyrtare pë informimi në këtë Aeroport, i tha Klan Kosovës se gjuha e biletave është rezultat i vendosjes së aparateve të reja në parkim, në periudhën e tranzicionit në terminalin e ri.
Por, paralajmëron se ato shumë shpejt ato do të zëvendësohen me bileta të reja të cilat do të jenë të shkruara në tri gjuhët zyrtare dhe në pajtueshmëri me kontratën në mes koncesionarit dhe autoriteteve qeveritare.