Aeroporti i Prishtinës me pajisje me të re për matjen e rrëshqitshmërisë
Prishtinë, 4 dhjetor - Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA, ka bërë te ditur se është pajisur me pajisje të re në sezonën e dimrit.
Në një shumë prej 75,000.00 Euro pajisja e përdorur më herët në ANP ‘Adem Jashari’ zëvendësohet me pajisjen e re.
Kjo pajisje sipas ANP-se ndryshe njihet si Skidometër dhe shërben për matjen e rrëshqitshmërisë/fërkimit në pistë.
Eshtë paisje e integruar në makinë për dallim nga pajisja e mëhershme dhe operimi i saj bëhet nga monitori touch screen i vendosur brenda në makinë.
Është pajisja e teknologjisë së fundit në treg Skidometër BV11 e cila para ardhjes në aeroport ka qëndruar e ekspozuar në ekspozitën në Mynhen të Gjermanisë si shembull i pajisjes më të re dhe e vetmja e këtij lloji në rajon.