Aeroporti i Prishtinës me fluturime për në Paris
Prishtinë, 30 qershor - Programi i ri stimulues i lansuar nga Limak Kosovo International Airport, po rezulton të jetë mjaft i suksesshëm duke ndikuar nështimin e frekuencave në linjat ekzistuese dhe zgjerimin e listës së destinacioneve nga dhe për në ANP Adem Jashari.
Duke filluar nga 2 Nëntori i këtij viti, kësaj liste i shtohet edhe aeroporti i ParisitCharles de Gaulle, linjë kjo e cila do tëoperohet nga kompania ajrore Easy Jet.Këto fluturime direkte për në Paris, do të realizohen me aeroplanë të tipit Airbus 319 me frekuencë prej dy herë në javë: të Mërkureve dhe të Shtuneve.
Me anë të programit stimulues qe u dedikohet kompanive ajrore, kemi arritur që brenda një kohe mjaft të shkurtër të shtojmëdisa linja të reja ajrore dhe ti forcojmë ato ekzistuese. Me formimin e këtyre lidhjeve, ne po tentojmë që tu japim mundësi më të shumta udhëtarëve tanë, numri i të cilëve po rritet në vazhdimësi ka thënëme këtë rast drejtori gjeneral i ANP Adem Jashari, Haldun Kokturk.
Kompania ajrore Easy Jetpërveç fluturimeve për në Basel dhe Gjenevë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, gjatë këtij viti kishte filluar edhe me fluturime për në Berlin, kurse që nga Nëntori, qytetarët e Republikës së Kosovës do të kenë mundësi të udhëtojnë me fluturime direkte për në Paris.
Orari i planifikuar i fluturimeve është sivijon:
Dita e Mërkure:
EZY3601: Fluturimi Paris-Prishtinë: Nisjanë 07:10 ArritjanëPrishtinë 10:00.
EZY3602: Fluturimi Prishtinë- Paris: Nisjanë 10:40 Arritjanë Paris 13:40.
Dita e Shtunë:
EZY3601: Fluturimi Paris-Prishtinë: Nisjanë 16:30 Arritjanë Prishtinë 19:20.
EZY3602: Fluturimi Prishtinë- Paris: Nisjanë 20:00 Arritja në Paris 23:00.