Aeroporti i Prishtinës me 170 mijë pasagjerë në shtator
Prishtinë, 6 tetor - Shifrat rekorde të trafikut në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishitnës “Adem Jashari” vazhduan edhe në Shtator.
Kështu ka bërë të ditur Driton Hyseni menaxher i orareve në ANP përmes një postimi në facebook i cili ka theksuar se secili muaj paraqet shifra rekorde në trafikun e shërbyer, kështu Shtatori me 170 mijë pasagjerë ishte thjesht fantastik.
"Krahasuar me Shtatorin e vitit të kaluar, numri i pasagjerëve shënon rritje prej 15.4%, apo 22,629 pasagjerë më shumë. Përderisa, rritje prej 14.3% është arritur në numrin e fluturimeve."
"Vazhdojmë të japim maksimumin për shfrytëzuesit e Aeroportit “Adem Jashari”", ka thënë Hyseni.