Aeroporti i Prishtinës hapë dyert për punësime politike

Prishtinë, 1 prill - Për ata që i kanë familjarët e pushtetshëm punësimi nuk është problem në Kosovë.
Pavarësisht se mbi 40 për qind e kosovarëve janë të papunë ish ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni dhe kryetari i komunës së Lypjanit, Shukri Buja, i kanë rehatuar të afërmit e tyre.
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës Adem Jashari, i pari e ka punësuar djalin, Yll Hysenin, e i dyti gruan Kadrie Buja, pa ndonjë procedurë konkurrimi.
Burime të gazetës Tribuna, tregojnë se këta nuk janë të afërmit e vetëm të pushtetarëve të punësuar në këtë kompani pas koncesionimit.
Edhe komandanti i policisë së aeroportit e ka punësuar djalin bashkë me ta. Shumica e punëtorëve të ri janë të lidhur me dikë të fortë. Këta të Limakut të gjitha punësimet janë duke i bërë vetëm me rekomandime te politikës, tregon një zyrtar i lartë, i afërm me zhvillimet në këtë kompani.
I njëjti tregon se menaxhemnti nga Turqia ka filluar përgatitjet për të larguar nga puna punëtorët, të cilëve tani u skadojnë kontratat e garantuara dyvjeçare