Aeroporti i Prishtinës fiton edhe tri çmime, shpallet kompania e vitit në transport
Prishtinë, 10 gusht - Pas pranimit të dy çmimeve prestigjioze nga Communitas Awards në fillim të këtij muaji, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” është shpallur fitues i tri çmimeve të tjera nga katër nominimet në International Business ‘Stevie’ Awards.
Sukseset e jashtëzakonshme në performancë përgjatë vitit të fundit duke përfshirë hapjen e linjave të reja, rritjen e numrit të destinacioneve si dhe rritjen e numrit të udhëtarëve të shërbyer, kanë qenë pikat themelore të vlerësuara nga gjyqtarët e International Business ‘Stevie’ Awards të cilët i kanë ndarë ANP “Adem Jashari” çmimin Gold në kategorinë Kompania e Vitit – Transport.
Në anën tjetër, Aeroportit të Prishtinës i janë ndarë edhe çmimet Silver në kategorinë Kampanja – Marrëdhëniet me Media, dhe Bronze në kategorinë Shëndeti, Siguria dhe Ambienti, për marrëdhëniet me media dhe kontributin e dëshmuar ndaj ambientit respektivisht.
“Jemi mjaft të kënaqur me performancën tonë gjatë vitit të fundit. Këto çmime dëshmojnë përkushtimin tonë në rritjen e mundësive për udhëtarët tanë duke i kushtuar rëndësi të veçantë kujdesjes ndaj ambientit në të njëjtën kohë”.