23 Dhjetor 2024

Aeroporti i Kinës 80 milionë udhëtarë

Pekin, 27 dhjetor - Aeroporti ndërkombëtar i Pekinit është aeroporti i dyti në botë për fluksin e udhëtarëve. Këtë vit, ky aeroport ka pritur gjithsej 80 milionë udhëtarë.

Ndërsa, në vendin e parë renditet Aeroporti Ndërkombëtar i Atlantës në SHBA. Zhang Guanghui, menaxheri i përgjithshëm i aeroportit të Pekinit u shpreh se nëse fluksi i udhëtarëve do të vazhdojë me këto ritme, aeroporti i Pekinit mund të rendit i pari në vitin 2015.

Aeroporti ndërkombëtar i Pekinit nisi punën në vitin 1958 dhe aktualisht në të operojnë 94 linja fluturimi të cilat kryejnë fluturime në 127 destinacione të brendshme dhe 109 destinacione jashtë vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)