Aeroporti i Gjenevës mbyllet për shkak të moti shumë të ftohtë
Gjenevë, 1 mars - Aeroporti në Gjenevë sot është mbyllur për shkak të moti shumë të ftohtë, që këtë javë e goditi një pjesë të madhe të Evropës.
“Për shkak të motit të ftohtë aeroporti në Gjenevë për momentin është mbyllur për trafik. Për shkak të kësaj, u bëjmë thirrje pasagjerëve të mos vijnë në aeroport”, kumtoi drejtoria e aeroportit.
Vala e të ftohtit në Evropë është shkaku i vdekjes të më së paku 46 njerëzve, njofton AFP. Pjesa më e madhe e viktimave janë të pastrehë.
Vala e të ftohtit është shkak i vdekjes së 18 personave në Poloni, gjashtë në Çeki, pesë veta në Lituani, katër në Francë dhe Slloveni, dy në Itali, Rumani, Serbi dhe Slloveni dhe një në Holandë.
Në Estoni i ftohti është shkak për shtatë raste të vdekjes gjatë këtij muaji. Nga fillimi i valës së të ftohtit, jetën e kanë humbur së paku tetë persona pa vendbanim të përhershëm – nga tre në Francë dhe Çeki dhe dy në Itali.
Vala e të ftohtit, të cilën mediat britanike e quajtën “Bisha e Lindjes”, holandezët – “Ariu siberian”, zviceranët – “Topi i borës”, ndërsa në Francë është e njohur me emrin “Moskë – Paris”, më së shumti e dëmton shëndetin e kategorive më të prekura të banorëve, para së gjithash të pastrehëve dhe personave të moshuar, por e pengon edhe trafikun.
Vala e të ftohtit pa përcjellë me shumë dëborë shkaktoi kaos në trafik në shumë qytete evropiane.