Aeroporti i Frankfurtit mbyllet për arsye të borës
Frankfurt, 21 dhjetor - Reshjet e papritura të borës e vunë aeroportin e Frankfurtit para problemesh masive.
Nga ora 5:00 deri në 8:30 nuk ishin të mundura as nisjet dhe as uljet, siç bëri të ditur operatori i aeroportit, Fraport. Rreth 300 fluturime u desh të anuloheshin.
Edhe aeroporte të tjera evropiane janë të prekura. Për arsye të mungesës së lëndës akullshkrirëse në Bruksel pati vonesa të konsiderueshme.
Në aeroportin londinez Heathrow pati nisje dhe ulje të kufizuara. Ndërkaq Hekurudhat Gjermane kërkuan ndjesë te klientët e tyre për vonesat masive dhe anulimet për arsye të motit dimëror.