04 Janar 2025

Aeroporti i Dubait pritet të rifillojë shërbimin pas rrëzimit të aeroplanit

Dubai, 5 gusht - Drejtuesit e Aeroportit Ndërkombëtar të Dubait shpresojnë që aeroporti të jetë plotësisht funksional në disa ditët e ardhshme, pas rrëzimit të enjten të një aeroplani të kompanisë ajrore \"Emirates\".

Paul Griffiths, kryezyrtari ekzekutiv i \"Dubai Airports\", thotë se pista ku ndodhi përplasja gjatë uljes e aeroplanit, tani është në funksionim:

\"Pista që u mbyll për shkak të incidentit, u rihap tani në orën 17:45 sipas orës lokale të Dubait. Avioni u zhvendos nga pista dhe ne arritëm ta rihapim atë. Tani jemi të përqendruar në rifillimin e funksionimit gjatë disa ditëve të ardhshme. \"

Griffiths vuri në dukje nga ana tjetër se hetimi për aksidentin do të kërkojë kohë.

Të 300 udhëtarët dhe pjesëtarët e ekuipazhit arritën të largohen nga aeroplani, i cili po fluturonte nga India në Dubai të enjten në mëngjes.

Një zjarrfikës humbi jetën gjatë përpjekjeve për të shuar flakët, të cilat e shkatërruan plotësisht aeroplanin vetëm pak çaste pasi udhëtarët dhe ekuipazhi u larguan prej tij.

Për shkak të incidentit, aeroporti i Dubait, një nga më të ngarkuarit në botë, u mbyll për rreth 4 orë, duke sjellë anulimin ose devijimin e mbi 300 fluturimeve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)