20 Prill 2025

Aeroporti i Dubait kishte më shumë pasagjerë në botë në 2014

Dubai, 5 janar - Aeroporti ndërkombëtar i Dubait kishte qarkullimin më të madh në botë për vitin 2014, sipas raportit të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve.

Nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar në Dubai në 12 muaj kaluan 68.9 milion pasagjerë, ku u tejkalua aeroporti Heathrow në Londër, që kryesonte në vitin 2013. Heathrow, në të cilin, vitin e kaluar, përshkuan 67.8 milion pasagjerë, është aeroporti i dytë në botë.

Aeroporti ndërkombëtar në Hong Kong, Chek Lap Kok, arriti një qarkullim prej 61.8 milion pasagjerësh dhe është aeroporti më i vizituar në Azi, dhe i treti në botë në 2014, thuhet në raport.

Aeroporti i Hong Kong-ut ndiqet nga aeroportit i Parisit Charles de Gaulle, pastaj Schipol në Amsterdam, Changi në Singapor, aeroporti i Frankfurtit në Gjermani, aeroportit Ndërkombëtar Incheon në Korenë e Jugut, ai i Tajlandës Suvarnabhumi dhe aeroporti Ataturk në Stamboll, transmeton Anadolu Agency (AA).

Aeroporti Ndërkombëtar Ataturk nga vendi i 11 në 2013, vendoset në pozitën e 10, duke rritur qarkullimin në 11 për qind për një vit. Në raporti nuk është marrë parasysh trafiku i brendshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)