Aeroporti i Brukselit thyen rekord në Evropë për vonesat
Bruksel, 14 korrik - Në aeroportin e Brukselit, 72 për qind e avionëve të planifikuar nuk mundën të ngrihen në fluturim në kohë dhe disa fluturime u anuluan.
Sipas informacioneve të shtypit belg që bazohen në Udhëzuesin Zyrtar të Aviacionit me qendër në Britani, thuhet se aeroporti i Brukselit është vendi ku janë shtyrë më shumë fluturime në Evropë për muajin korrik.
Teksa 72 për qind e fluturimeve janë kryer me vonesë, njoftohet se 2,5 për qind e tyre janë anuluar.
Nathalie Pierard, zëdhënësja e aeroportit të Brukselit, tha se situata është shkaktuar nga shumë arsye dhe disa prej tyre janë mungesa e personelit për transportimin e bagazheve dhe kontrollin e pasaportave.
Sektori i aviacionit po kalon në një periudhë të vështirë për shkak të shkurtimeve të personelit si pasojë e pakësimit së fluturimeve gjatë pandemisë së koronavirusit COVID-19, rritjes së kostove për shkak të inflacionit të lartë dhe grevave të personelit të kryera për shkak të kërkesave për paga më të larta. Në Evropë shumë kompani ajrore si Lufthansa dhe British Airways anulojnë fluturimet e tyre.
Muajin e kaluar, në aeroportin e Brukselit ishte e pamundur të realizohen fluturime për shkak të grevës, ku dhe Brussels Airlines anuloi fluturimet e saj për tre ditë.