04 Janar 2025

Aeroporti Ataturk i tretë në botë për nga kapaciteti i pasagjerëve

Stamboll, 16 janar - Aeroporti Ataturk i Stambollit në vitin 2015 zuri vendin e tretë në botë për nga kapaciteti i pasagjerëve.

Revista e sektorit ndërkombëtarë të ndërtimit, Engineering News Record (ENR), shpalli më të mëdhenjtë e sektorit të transportit.

Sipas kësaj, numri i pasagjerëve në Aeroportin Ataturk, në krahasim me një vit më parë u rrit 8,2% duke arritur në 61 milion e 323 mijë pasagjerë.

Kështu që aeroporti Ataturk që la pas aeroporte të njohura si Frankfurt dhe Amsterdam, u radhit i treti në botë.

Në vend të parë në rang Evrope, vendin e parë me 75 milion e 20 mijë pasagjerë e turi Aeroporti i Londrës, Heathrow.

Aeroporti Heathrow, ndiqet nga Aeroporti i Parisit me 65 milion e 767 mijë pasagjerë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)