Aeroporti Adem Jashari përgjysmon çmimet e shërbimeve
Prishtinë, 24 shkurt - Limak bënë hapin e madh në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës-ANP Adem JASHARI, bënë uljen prej 50% të tarifave për shërbimet e trajtimit në tokë për kompanitë ajrore që bartin vetëm pasagjerë dhe bagazhin e tyre.
Në dakordim me njësinë për Partneritet Publiko Privat-PPP në kuadër të Ministrisë së Financave dhe autoritetet tjera relevante, Limak ka vendosur që për kompanitë ajrore të cilat rrisin prezencën në tregun e shërbimeve ajrore, qoftë në destinacione të reja e poashtu edhe me fluturime shtesë në destinacione tanimë të shërbyera, që duke filluar nga sezoni i ri veror të zbres për 50% tarifat që aplikohen për shërbimet e aeroportit përgjatë qëndrimit në tokë të aeroplanëve.
Kompanitë ajrore mund të jenë përfitues nga produkt i ri nxitës, pra trajtimit të kufizuar të shërbimeve në tokë, me kushtin që të mos bartin mallra, që të mos kenë nevojë për shërbime të shkarkimit apo ngarkimit të mallrave dhe shfrytëzim të terminalit të mallrave.
Fokusi i produktit nxitës është i orientuar drejt kompanive ajrore që transportojnë pasagjerë dhe bagazhin e tyre, duke mundësuar kështu procesim edhe më të shpejtë të fluturimeve.
Objektivi i Limak është që në ANP Adem JASHARI të kemi rritje të konkurencës, të kemi rritje të numrit të operatorëve ajror dhe ajo që është shumë e rëndësishme të kemi prezencë më të madhe të kompanive ajrore që operojnë me kosto të ulët.
Këto zhvillime do të rrisin mundësitë për të udhëtuar nga shumë destinacione direkt për në Prishtinë dhe anasjelltas, gjithashtu mundësi për oferta edhe më të përshtatshme për udhëtime, normalisht për aq sa është niveli e impaktit të tarifave të aeroportit të aplikuara për kompanitë ajrore.
Produkti nxitës është i distribuuar tek kompanitë ajrore dhe publikuar në faqen e aeroportit.