Aeroport privat në kopsht
Arizona, 9 shkurt - Përdori tre aeroplanë për të krijuar një pension (hotel) turistik në kopshtin e tij. Toshikazu Tsukii, një inxhinier japonez jeton në një aeroport privat, La Cholla, në Tucson, të Arizona.
Nëpërmjet mbetjeve të avionëve ai krijoi një minihotel, duke përdorur pjesë të ndryshme nga mjetet fluturues.
Tsukii një pensionist 76 vjeçar, i cili nga Japonia është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka deklaruar se gjatë gjithë kohës ka ëndërruar që të jetë arkitekt dhe aviator.