Aeroplani me delegacionin e Putinit ulet me emergjencë në Lisbonë
Lisbonë, 19 nëntor - Rusia ka dërguar një aeroplan rezervë në Lisbonë, pasi aeroplani me të cilin udhëtonte një pjesë e delegacionit të presidentit Vladimir Putin u prish në kryeqytetin e Portugalisë, në rrugë e sipër për në samitin e APEC në Peru.
Anëtarët e delegacionit dhe disa gazetarë pritet që të udhëtojnë në Lima me një aeroplan rezervë, i tha agjencisë ruse të lajmeve TASS një zëdhënëse e administratës së presidencës.
Teknikët do të rregullojnë aeroplanin e prishur i cili do të kthehet pastaj në Moskë.
Putin që udhëtonte në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor me një avion tjetër nga Sochi, nuk u prek nga prishja.
Më heret, aeroplani i delegacionit u shoqërua përmes hapësirës ajrore zvicrane nga avionët luftarakë të Forcës Ajrore Zvicerane.
Udhëtarët e avionit rus u njoftuan se shoqërimi ishte një praktikë normale në hapësirën ajrore zvicerane dhe ishte pjesë e marrëveshjes paraprake.