25 Dhjetor 2024

Aeroplani i Malajzisë ka rënë në Oqeanin Indian

Kuala Lumpur, 24 mars - Kryeministri i Malajzisë, Najib Razak, deklaroi sot se aeroplani i humbur, i linjës “Malaysia Airlines” ka rënë në jug të Oqeanit Indian.

Kryeministri Razak doli në një deklaratë për shtyp, për të njoftuar familjarët e pasagjerëve të avionit të humbur dhe popullin se, sipas të dhënave më të fundit, është dalë në konkluzionin se avionin MH370 ka përfunduar në ujërat e Oqeanit Indian.

Ky njoftim vjen pas pesë ditësh kërkimesh në jug të Oqeanit Indian. Megjithatë autoritetet vendase nuk kanë dhënë më tepër detaje lidhur me konkluzionet e kërkimeve, madje nuk kanë sqaruar as nëse kanë gjetur pjesë të avionit, apo viktima.

Avioni i linjës “Malaysia Airlines” u zhduk më datë 8 mars dhe kishte në bord 239 pasagjerë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)