07 Maj 2024

Aeroplani i Malajzisë, ende pa gjurmë

Hanoi, 10 mars - Zyrtarët në Vietnam thonë se kërkuesit nuk kanë qenë në gjendje të gjejnë atë që është dyshuar të jetë dera e aeroplanit të kompanisë Malaysia Airlines, i cili është zhdukur dy ditë më parë.

Ushtria vietnameze ka thënë të dielën së ka parë një rrënojë që dyshohet të jetë dera.

Megjithatë, anijet dhe avionët nuk kanë arritur të gjejnë asnjë gjurmë.

Boeingu 777, me 239 njerëz në bord, ka humbur kontaktet me kontrollorët tokësorë diku midis Malajzisë dhe Vietnamit, derisa ka fluturuar nga Kuala Lumpuri për në Pekin.

Interpoli ka konfirmuar të dielën se së paku dy pasagjerë kanë përdorur pasaporta të vjedhura për të hyrë në aeroplan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)