Aerofloti e mori në gjirin e vet rivalin vendës

Moskë, 2 shtator - Kompania e dytë më e madhe ajrore në Rusi, Transaero, thotë se do të jetë pjesë e Aeroflotit, që është kompania më e madhe ajrore e udhëtarëve në Rusi.
Në njoftimin e sotëm të kompanisë, Transaero, theksohet se konsolidimi brenda grupit Aeroflot është miratuar nga një komision qeveritar, i kryesuar nga zëvendëskryeministri, Igor Shuvalov.
Raportet financiare nuk janë zbuluar.
Kompania Transaero është ballafaquar me borxhe në periudhën kur problemet ekonomike të Rusisë kanë ndikuar negativisht në industrinë e aviacionit.
Kompania deri më 30 qershor i kishte borxh 1 miliard dollarë, sipas raportit të saj për pjesën e parë të këtij viti.