Aeroflot u rendit në listën Top-5 të kompanive ajrore të Evropës

Moskë, 4 prill - Sipas rezultateve të vitit 2012, kompania ajrore ruse Aeroflot renditet në vendin e katërt midis kompanive më të mëdha ajrore të Evropës përkatësisht numrit disponues të avionëve.
Rejtingu përkatës është botuar në edicionin e prillit të revistës Airline Business.
Vitin e kaluar kompania kryesore ajrore ruse plotësoi parkun e vet me 18 aeroplanë, nga të cilët 12 janë të prodhimit perëndimor.
Airline Business vë në dukje, se për nga ritmet e rritjes së një indeksi të tillë, si kufiri i skajshëm i fluksit të pasagjerëve, i cili në aviacion është analog me kapacitetin prodhues të avionëve, Aeroflot zuri vendin e parë në Evropë duke e rritur atë me rreth 20%.