Aeroflot do të blejë aeroplanë nga Boingu
Moskë, 24 qershor - Aviotransportuesi më i madh rus Aeroflot dhe prodhuesi më i madh amerikan i aeroplanëve Boing nënshkroi marrëveshje për furnizimin e tetë aeroplanëve të tipit B-777-300E. Marrëveshja të cilën e nënshkruan dy kompanitë është e rëndë 2,3 miliardë dollarë.
Furnizimet e aeroplanëve do të fillojnë në vitin 2013, ndërsa drejtori i Aeroflot-it paralajmëroi se këto fluturake do të kenë rol të rëndësishëm në zhvillimin strategjik të rrjetit linear të kompanisë.
Boing 777-300E është parashikuar për 385 udhëtarë dhe largësi maksimale prej 14.685 kilometrave.
Vitin e kaluar Aeroflot porositi 22 aeroplanë të tipit 787, furnizimi i të cilave duhej të fillojë në vitin 2014, por më vonë afati i furnizimit është prolonguar.