Abdixhiku ka pranuar detyrën e Ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit
Prishtinë, 4 shkurt - Sot në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, ish-zëvendësministri I MIT, Rexhep Kadriu, në emër të ish-ministrit Pal Lekaj, ia dorëzoi zyrtarisht detyrën e ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit, Lumir Abdixhiku.
Në një takim të shkurtër të dy bashkëbiseduesit, biseduan për projektet e realizuara deri më tani në infrastrukturën rrugore në këtë ministri, projektet të cilat janë në përfundim e sipër, si dhe për projektet të cilat tashmë janë planifikuar.
Ndërsa ministri i Lumir Abdixhiku, e falenderoi ish-zëvendësministrin Kadriu lidhur me pritjen dhe punën që është bërë në këtë ministri gjatë mandatit të kaluar, si dhe shtoi se do të mirëpres propozimet dhe idetë e ish – kabinetit në çdo kohë.â