04 Janar 2025

AAK: Serbia futet në Kosovë edhe përmes telefonisë

Prishtinë, 18 janar - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vlerëson se vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, në të cilin udhëzon Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare që të lëshojë autorizimin e përkohshëm dhe të kufizuar për operim të ndërmarrjet së re ‘MTS’ D.O.O.,  është vendim i papresedencë në praktikat e mira ndërkombëtare, në të cilin Qeveria udhëzon institucionin përgjegjës për rregullimin e komunikimeve elektronike ta çregulloj atë duke shkelur normat dhe standatet në tregun evropian dhe në Ligjin Nr. 04/L-109 Për Komunikimet Elektronike.

\"Këto standarte përcaktojnë qartë procedurat dhe mënyrën e fitimit të drejtës për të operuar, bazuar në kornizën rregullatore të BE-së, në kushte të konkurrimit të barabartë dhe të ndarjes së resurseve numerike dhe frekuencore\", thekson AAK.

Qeveria e Kosovës de fakto sipas AAK-se udhëzon Autoritetin Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postar t’i shkelë të gjitha këto kritere e procedura për t’i mundësuar shtetit tjetër, Serbisë, të operoj në Kosovë automatikisht, një mundësi që operatorët nuk e kanë as në vet Serbi.

Prandaj AAK e kundërshton fuqishëm këtë vendim të qeverisë, sepse ai është në kundërshtim me të gjitha rregulloret e vendit dhe ndërkombëtare që e rregullojnë këtë fushë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)