21 Prill 2025

63 milionë pasagjerë udhëtuan me Linjat Ajrore Turke në 2016

Ankara, 13 janar - Numri i pasagjerëve të Linjave ajrore Turke në vitin 2016 ka treguar një rritje prej 2.5 për qind.

62,8 milionë pasagjerë kanë preferuar të udhëtojnë me këtë kompani në vitin 2016.

Në udhëtimet e brendshme (domestic) është përjetuar një rritje pre 3.8 për qind ndërsa në linjat e jashtme është përjetuar një rritje prej 1.5 për qind.

Bëhet e ditur se Linjat Ajrore Turke THY gjatë vitit 2016 kanë pasur një mesatare të mbushjes së avionit pre 74,6 për qind pra rreth 2,6 për qind më shumë se një vit më parë.

Numri i destinacioneve të fluturimit që gjatë vitit 2015 ishte 284, në vitin 2016 u rrit në 295.

Numri i avionëve që zotëron kjo kompani nga 299 u rrit në 334.

Linjat Ajrore Turke (THY) janë një nga markat më të rëndësishme me të cilat mburret Turqia.

THY, krahas kritereve të cilësisë që zotëron ka edhe një veçori tjetër shumë të rëndësishme. Kjo linjë ajrore mbart mbi të titullin e kompanisë së linjave ajrore me më shumë destinacione në botë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)