600 milion euro të popullit më të varfër në Evropë, shkojnë në asfalt
Prishtinë, 16 maj - Sot, Lëvizja Vetëvendosje! organizoi aksion simbolik në vendin ku po punohet për ndërtimin e autostradës Prishtinë - Hani i Elezit.
Çmimi shumë i lartë i kësaj autostrade, sikurse edhe i autostradës së kaluar, është në shpërputhje me gjendjen ekonomike të popullit të Kosovës.
Aktivisti Kreshnik Ahmeti, në prononcimin e tij gjatë këtij aksioni, ndër të tjera tha se 600 milion eurot e këtij projekti dhe rreth 1 miliardë eurot e harxhuara në projektin e kaluar, Kosova do të kishte mundur ti investonte në industri e bujqësi, ta shtonte prodhimin dhe eksportin, e ta ulte papunësinë e varësinë nga importi.
\"E pastaj, me një ekonomi prodhuese e popull të punësuar, projektet e infrastrukturës rrugore do të bëheshin domosdoshmëri, do të realizoheshin financiarisht më lehtë dhe do të ishin fitimprurëse për të gjithë, e jo vetëm për zyrtarët e konsocriumit Qeveri Bechtel Enka, theksoi Ahmeti.