600 mijë udhëtarë kalojnë nëpër autostradë
Vermicë, 14 korrik - Rruga e Kombit, lë vetëm në kujtesë kolonat e gjata të automjeteve në këtë stinë të nxehtë. Fluksi i madh i mërgimtarëve që kthehen për pushime në atdhe nga vendet e perëndimit, nxitojnë të entuziazmuar të shkelnin në autostradën e re të Kosovës. Që nga fillimi i sezonit verorë, numri udhëtarëve në pikën kufitare të Vërmicës i kalon 600 mijë.
Kolonat e gjata në rrugë , kanë ngelë vetëm në mendjen e drejtuesve të automjeteve në aksin rrugorë Vërmicë Duhël. Ata mund ti shohësh vetëm gjatë kryerjes së formaliteteve në pikën kufitare, ndërsa më pas i gjithë ky fluks i madh i automjeteve, nxiton secili për në destinacionin e tij.
Nuk ka më sirena pa fund dhe bezdisje në komunikacion, ata mund ti shohësh vetëm në kolonat e dasmorëve të hareshëm.
E gjithë kjo falë kushteve komode që ofron në qarkullimin rrugorë rruga e Kombit, që tashmë që nga dje ju shtuan edhe disa kilometra të tjerë. Shumica e udhëtarëve e kanë shijuar vozitjen në autostradë , ata që mezi po presin ta shohin janë emigrantët , që po kthehen në atdhe për pushimet verore.
E të tjerët që kanë udhëtuar në këtë rrugë, shprehen të kënaqur për gjithë atë që kanë parë në 42 kilometrat e rrugës së kombit.
Në këtë stinë, vizitorët në Kosovë janë të shumtë. Në pikën e kalimit kufitare të Vërmicës zyrtarët policorë raportojnë se ditë më parë fluksi i udhëtarëve në këtë pikë e ka kaluar numrin 500 mijë, ndërsa vetëm të dielën e kaluar në drejtim të Kosovës kanë hyrë mbi 22 mijë udhëtarë.
Deri në këto momente në pikën kufitare të Vërmicës gjatë sezonit turistik që ka filluar më 1 Qershor janë shërbyer mbi 600 mijë udhëtarë. (rtk)