600 mijë dollarë për zgjerimin e rrugës dhe doganës së Morinës

Gjatë takimit me homologun kosovar janë disktuar një sërë çështjesh të transportit mes dy vendeve ku 2 projektet më të rëndësishme të diskutuara ishin projekti i parafizibilitetit për hekurudhën që lidh 2 vendet dhe projekti i investimit në Doganën e Morinës.
Ministri Haxhinasto bëri të ditur për mediat, se do të fillojë puna për zgjerimin e rrugës dhe godinës së doganës së Morinës, përmes një investimi me vlerë 600 mijë dollarë.
Kemi miratuar një investim prej rreth 600 mijë dollarë për të bërë zgjerimin e rrugës që shkon drejt doganës dhe për të shtuar pikat e kontrollit, që besoj se do të jetë për ti dyfishuar ato, duke krijuar një lehtësi më të madhe për të gjithë udhëtarët, por edhe për operatorët e ndryshëm ekonomikë që kalojnë në Doganën e Morinës: - deklaroi Haxhinasto.